10 fakte të konfirmuara nga shkenca mbi tradhtinë
Tradhtia është një nga zhgënjimet më të mëdha që njerëzit kanë dhe padyshim që kjo eksperiencë, për disa, mund të jetë shkatërruese nga ana psikologjike dhe fizike. Mund të ndodhë që disa prej jush të pyesin veten: “Pse më tradhtoi?”, “Kush tradhton njëherë mund ta bëjë përsëri?”, “Ka njerëz që janë më të prirur drejt tradhtisë?”. Bazuar në studimet e bëra, po rendisim 10 fakte mbi tradhtinë të cilat janë zbuluar nga shkenca.
1. Tradhtia shpesh shoqërohet nga situata të rrezikshme. Një studim i vitit 2012 ka zbuluar që njerëzit që kanë marrëdhënie monogame, kur tradhtojnë partnerin nuk përdorin masa mbrojtëse, duke rrezikuar kështu marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
2. Pavarësisht botës virtuale, aplikacioneve apo faqeve online për takimet e shpejta, tendenca për të tradhtuar nuk është rritur në krahasim me 20 vite më parë. Me sa duket teknologjitë e reja nuk kanë nxitur të pabesët të tradhtojnë partnerin, por vetëm kanë lehtësuar metodat e tradhtisë.
3. Gratë tuaja duken të lumtura në krevat? Bëni kujdes! Studimi i publikuar nga Archives of Sexual Behaviour ka treguar që shpeshtësia e orgazmave te gratë heteroseksuale, nuk mund të parashikojë tradhtinë nga ana e tyre. Shkencëtarët nuk janë ndalur këtu, por kanë thënë që sa më shumë një grua të simulojë orgazmën aq më të larta janë gjasat që ajo të tradhtojë. Kujdes nga gënjeshtaret.
4. Kur flasim për tradhti nuk është e lehtë të biesh dakord sepse të gjithë ne kemi ide të ndryshme. Disa ndihen të tradhtuar kur zbulojnë që partneri ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, ndërkohë që të tjerë e quajnë tradhti edhe një “darkë jashtë”, pa paralajmërim.
5. Studimet kanë treguar se burrat dhe gratë kanë ide të ndryshme rreth tradhtisë dhe që mënyra si reagojnë, varet shumë nga mënyra e afrimitetit. Gratë për shembull janë më të prirura të besojnë që shkëmbimi i mesazheve apo kapja e duarve janë sjellje intime të papranueshme.
6. Sipas studimeve burrat dhe gratë janë më të prirur drejt tradhtisë kur janë duke nisur një dekadë të re. E thënë më lehtë, kjo etapë është kur mosha jonë mbaron me numrin 9 (për shembull, 29, 39, 49, 59). Shkencëtarët mendojnë që këto janë momente gjatë të cilave jemi më të prirura të mendojnë për jetën dhe si rrjedhojë dhe për marrëdhëniet emocionale.
7. Po tradhtove njëherë do ta bësh përsëri. Kjo është ajo që mendojnë shumë njerëz dhe në fakt edhe shkencëtarët nuk e kundërshtojnë. Sipas studimeve tradhtia është një skemë sjelljeje që përsëritet, kështu që me shumë mundësi kush ka tradhtuar në të kaluar mund ta bëjë përsëri. Megjithatë studiuesit tregojnë dhe që kjo sjellje varet shumë dhe nga arsyet personale dhe specifike që nxisin tradhtinë.
8. Është shumë e shpeshtë fantazia e tradhtisë së partnerit. Të dhënat e një studimi zbuluan që pothuajsë (98%) e burrave dhe (80%) e grave kanë ëndërruar të tradhtojnë partnerin.
9. Kur një tradhti zbulohet jo gjithmonë kemi përfundimin e marrëdhënies apo martesës. Disa studime të botuara në Journal of Marital Therapy kanë treguar që disa marrëdhënie i kanë mbijetuar tradhtisë duke u shndërruar në më të forta dhe të afërta se më parë.
10. Rreziku i një ataku kardiak gjatë një raporti seksual është shumë i ulët, megjithatë disa studiues kanë zbuluar që ngjarje të tilla u ndodhin burrave që janë duke tradhtuar partneret. Shkencëtarët thonë se tradhtia krijon një parehati psikologjike (ndjenjë faji, ankth, stres) dhe janë këto që mund të kenë një efekt negativ mbi sistemin kardiovaskular. ©LAPSI.al