“10 cm më shumë”, Ilir Shaqiri zbulon dëshirën e tij të fshehtë

Roma është qyteti ku jeton koreografi dhe balerini i njohur Ilir Shaqiri. Ai ka edhe një shkollë danci, ku tashmë ka përfshirë në karrierë dhe të bijën Emily. Në një intervistë për Class ai rrëfen gjiththçka nga gjendja e tij shpirtërore dhe psikologjike:

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Kur nuk bën punën që dëshiron të bësh.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Aty ku ka diell çdo ditë të vitit.

Çfarë është lumturia për ty?

Shikimi i fëmijës tim.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Për gabimet që s’mund t’i korrigjoj dot më…

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Odiseu dhe Penelopa e Homerit.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

Atë që është simboli i vendit tim…Skënderbeun.

Po heronjtë e jetës reale?

Prindërit e mi.

Piktori i preferuar?

Picasso.

Muzikanti i preferuar?

Violinisti Olen Cesari.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Bujaria.

Po te një grua?

Besnikëria.

Virtyti i preferuar?

Besnikëria e bujaria.

Aktiviteti i preferuar?

Peshkimi.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Vetvetja.

Tipari yt më i spikatur?

Largpamësia.

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Besnikëria.

Cili është defekti yt më i madh?

Pak rrëmujaxhi në mbajtjen e gjërave.

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?

Besoj një ari.

Ngjyra e preferuar?

Ngjyra e kuqe.

Lulja e preferuar?

Trëndafili.

Shpendi që të pëlqen?

Papagalli brazilian.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Ken Follet. Zhyl Vern.

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Hipokrizia.

Çfarë dhuntie do doje të kishe?

Nuk është dhunti, por do doja të isha 10 cm më i gjatë.

Si do doje të vdisje?

Pranë njerëzve që dua.

Në ç’gjendje mendore je aktualisht?

Plot mendime e dyshime.