10 arsye pse përjetoni dhimbje gjatë apo pas marrëdhënieve seksuale

Nëse gjatë marrëdhënieve seksuale, gjithmonë ose rrallë përjetoni dhimbje, nuk ka ndonjë problem. Ndoshta nuk ishe shumë e lagur, apo po pret periodat. Por ndonjëherë dhimbja pas seksit për gratë, mund të ketë lidhje me disa probleme shëndetësore.

Gjinekologu Amri Marashi, i vendosur në Nju Jork liston të gjitha problemet gjinekologjike që lidhen me dhimbjet e grave pas/gjatë seksit.

1. Endometrioza

Endometrioza— është një çrregullim ku një ind i ngjashëm me mitrën, rritet jashtë mitrës dhe është arsye e shpeshtë e dhimbjes. Sidomos nëse dhimbja ndodh gjatë pozicioneve kur qëndron e përkulur. Ky çrregullim shoqërohet me dhimbje të forta periodash, probleme me stomakun dhe vështirësi në shtatzëni. Ndonjëherë duhet ndërhyrje kirurgjikale për endometriozën.

2. Tharje e vaginës

Një vaginë pa lëngje që ndodh gjatë paramenopauzës apo menopazusë me rënien e niveleve të estrogjenit mund të shkaktojë irritim dhe e bën seksin të parehatshëm dhe të dhimbshëm. Kjo mund të shkaktojë edhe kruarje, djegie etj. përdorimi i lubrifikantëve do ta bënte më të lehtë penetrimin ose edhe kremëra me përmbajtjte estrogjeni.

3. Vaginismus

Vaginismus është një çregullim ku muskujt e vaginës tensionohen dhe krijojnë spazma gjatë penetrimit, dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje. Ndonjëherë e bën dhe të pamundur kryerjen e marrëdhënieve. Kjo i ndodh grave me një histori traumatike seksuale apo abuzim. Kjo shërohet me terapi dhe ushtrime fizike që stimulojnë zgjerimin e legenit.

4. Fibroma uterine

Kjo është krijimi i një vijëzimi në murin e mitrës, që mund të sjellë dhe perioda të dhimbshme apo ndjesinë e rëndesës në pjesën e poshtme të barkut. Trajtimi varet sipas madhësisë së fibroidit, nga hormonet tek ndërhyrjet kirurgjikale.

5. Kistet në vezore

Kistet ose qeskat e mbushura me lëngje që formohen në vezore, janë të padëmshme, por mund të shkaktojnë dhimbje të forta abdominale. Në disa raste kistet kanë shpërthyer dhe kanë shkaktuar edhe gjakderdhje të fortë. Ato mund të rregullohen vetë ose me anë të ndërhyrjeve dhe kirurgjisë.

6. Infeksione

Infeksionet vaginale si myku, urinare apo ato të transmetueshme shkaktojnë dhimbje dhe pareahti gjatë seksit. Infeksionet zakonisht shoqërohen me sekrecione. Për to duhet mjekim.

7. Mosfunksionim i dyshemesë së legenit

Kjo është kur muskujt fundorë të legenit nuk mund të relaksohen dhe të koordinojnë veprimet, si shkarkimin e nevojave, duke shkaktuar dhimbje në legen, shpinë apo të pasme. Kjo mund të bëhet më e fortë gjatë seksit. Probleme të tilla shërohen me terapi fizike.

8. Sëmundje inflamatore e legenit, PID

PID që zakonisht buron nga një infeksion i pashëruar, si gonorrea apo klamidia, acaron qafën e mitrës duke shkaktuar dhimbje gjatë penetrimit apo urinimit. Antibiotikët janë zgjidhja.

9. Vulvodynia

Një dhimbje, irritim apo djegia përreth vulvës do të thotë që keni vulvodynia. Nuk ka asnjë shkak të gjetur dhe zgjat rreth 3 muaj. Mjekimi me antidepresantë apo anestezi lokale mund t’ju çlirojë nga dhimbja.

10. Probleme gastrointestinale

Nëse keni probleme me stomakun apo zorrët, seksi nuk do të shijojë shumë. Ilaçet e duhura sipas simptomave që keni do t’ju lehtësojnë gjendjen.

Ndërkohë, Marashi thekson se për të lehtësuar dhimbjet abdominale pas seksit duhet të mbani të ngrohtë zonën ose të pini një qetësues.

Doktor Marashi thotë se dhimbja pas seksit nuk do të thotë që jeni shtatzënë. /Well&Good

voxnews.al