10 arsye pse Arbana Osmani ka lindur për të moderuar “BBVA”

Arbana Osmana është pa disktutim një prej moderatoreve më të njohura në vendin tonë dhe prej vitesh i është besuar moderimi i “Big Brother Albania”, qoftë edicionet VIP dhe qoftë ato me njerëz të thjeshtë.

Në fakt, ne mendojmë se Arbana ka lindur për të moderuar këtë format dhe kemi 10 arsye:

Përvoja

Siç e thamë edhe më sipër, ajo ka vite që e moderon këtë program dhe me kalimin e viteve, ka ardhur gjithnjë e duke u përmirësuar.

Ka krijuar elemente dhe shprehje që e identifikojnë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Kur themi “yyyjee”, ose “mirëmbrëma yje” na vjen në mendje zëri i Arbanës dhe buzëqeshja e saj. Arbana është autentike dhe origjinale në mënyrën se si zgjedh të moderojë programin.

Menaxhon situata të ndryshme, të vështira dhe të papritura

Arbana ia ka dalë të menaxhojë situata të ndryshme, sidomos në këtë edicion të “BBVA”. Moderatorja është përballur me ngjarje si: shpulla e famshme e Kejvinës, historia me sëmundjen e Luizit, daljet e papritura nga shtëpia (Bledi Mane), diskutimet në “Prime”, komentet e ndryshme nga njerëzit nëpër rrjetet sociale, jo vetëm të “BBVA”, por edhe të vetë Arbanës.

Është Demi në horoskop

Arbana është shenja e Demit, ndaj kur e shohim të duruar, e justifikojmë 100%. Demi është një shenjë që e do familjen, ambicien, karrierën dhe gjithmonë do të ngjitet lart e më lart. Pra, fiks Arbana!

P.S.: Një format si “BBVA” kërkon durimin e Demit.

Ka sens humori dhe është shumë komode me prezantimin

Arbana nuk heziton të bëjë batuta me banorët, t’i flasë anglisht Armaldos, apo të bëjë shaka me Luizin, duke krijuar marrëdhënie më të këndshme dhe të lirshme mes shtëpisë dhe studios. Në një spektakël të tillë që zgjat mbi 2 orë, Arbana ia del të përcjellë se ndihet komode në prezantim. Ajo nuk është aspak “e ngurtë”, përkundrazi, familjare me programin dhe miqësore me banorët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ka inteligjencë emocionale

Arbana, pavarësisht se moderon një program, nuk e lë pas anën njerëzore. Ajo e kupton kur dikush nuk po ndihet në formën më të mirë, ndaj përkujdeset për banorët, duke gjetur fjalët e duhura për t’i motivuar dhe ngushëlluar.

Përshtatet lehtësisht me banorët

Arbana përshtatet me karaktere të ndryshme. Ndoshta përvoja, apo nevoja ia ka mundësuar këtë aftësi, por e kemi vënë re se moderatorja përshtatet sipas banorit me të cilin komunikon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Përcjell mesazhet e duhura

Në një eskperiment social si “BBVA”, Arbana i ka dhënë një rëndësi të veçantë mesazheve që përcjell, duke nisur që nga respekti që duhet të mbizotërojë mes banorëve dhe komuniteteve të ndryshme.

Gjithnjë e drejtpërdrejtë

Arbana tregohet gjithnjë e drejtpërdrejtë karshi banorëve dhe nuk heziton të thotë se si qëndron çështja. Një shembull, me zërin e Arbanës: “Sinqerisht, e keni lodhur publikun!”.

Krijon besim te banorët

Arbana është ajo moderatore që ka ngjallur besim te banorët, pasi shpesh e kemi dëgjuar Oltën që thotë: “Vetëm Arbanën besoj”, apo Luizin që shprehet: “E tha Arbana”. Moderatorja ia ka dalë të mbajë balancën e duhur mes prezantueses së programit dhe komunikimit të duhur me banorët, duke u paraqitur më e ngrohtë me ta.

Anabelmagazine