Gudrun Ure, aktorja e njohur për rolin e Nënëmadhes “Super Gran”, në serialin popullor për fëmijët e viteve 1980, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga mbesa e saj, Kate McNeill, e cila tha se Ure vdiq në shtëpinë e saj në Londër. Gudrun Ure lindi në Milton, Campsie, afër…
Modelja 26-vjeçare vdes gjatë lojës ekstreme erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë
Një modele e kërcimtare ka vdekur gjatë një loje seksuale që shkoi keq me të dashurin e saj, teksa ky i fundit raportohet se vrau veten disa orë më vonë, u tha në seancën e hetimit të çështjes në Britani. 26-vjeçarja Georgia Brooke, ndërroi jetë në spital pasi pësoi atak kardiak në shtëpinë e saj…
Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak, dërgohet me urgjencë në spital
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Ai është dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia. Aksidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth…
1-vjetori i Hanës, Loredana prek me fjalët: Një vit i trishtuar, por edhe më i bukuri
Ditën e sotme vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik feston 1-vjetorin e lindjes. Këtë moment, Loredana nuk e ka kaluar pa një dedikim të gjatë, ku dhe reflekton për këtë vit të vështirë, por njëkohësisht edhe mjaft të bukur. “E pabesueshme, nuk ishte një vit i lehtë!
Si ishte jeta ime si këtë vit? Nëna ime ishte me kancer por për fat të mirë e mposhti atë.
Babi ndërroi jetë kur unë isha në media sepse dyshohesha se kisha mashtruar.
Babai me të vërtetë u prek, e pas kësaj erdhi ndarja nga Mozzik.
A duhet të vazhdoj të tregoj?
Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund të kisha ndonjëherë sepse ti Hana ekziston.
Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet, apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para? Ndoshta nuk më duhen miliona, por janë të nevojshme për të përballuar jetën çdo ditë.
Ndoshta edhe ju mund t’ju ndodhë që të martoheni, të bëheni me fëmijë dhe më pas të mbeteni vetëm me të.
Por çfarë do të ndodhte nëse ju do të vareshit nga paratë e bashkëshortit?
Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Unë mund ta menaxhoj atë lehtësisht, unë punoj dhe përdor çdo sekondë që kam me Hanën.
Prandaj, gëzuar ditëlindjen Hana, nuk kam nevojë për asgjë kur të kam ty”, shkruan reperja. Mesa duket çdo sfidë e ka bërë Loredanën më të fortë dhe në fjalët e saj ndihet bekimi që ajo e merr nga vogëlushja e saj.