
1 vit të martuar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi zgjedhin këtë vend mahnitës për të festuar
Kushdo që ka shkuar në Kuba, e di magjinë e atij vendi dhe po që është ndër lokacionet më interesante në botë për t’i vizituar.
Së fundmi edhe disa të famshëm shqiptarë e kanë zgjedhur si lokacion për ta vizituar dhe ndër ta edhe moderatorja Marina Vjollca. Ajo ka publikuar një seri imazhesh nga Kuba revolucionare, duke treguar se ky është destinacioni i saj i fundit. Marina ndodhet në Kuba megjithatë, nuk ka treguar nëse me të është edhe Getoar Selimi bashkëshorti i saj me të cilin gjatë këtij muaji, bën plot një vit martesë. Ndoshta ata kanë ikur atje edhe për të festuar përvjetorin e parë të martesës së tyre, shkruan Prive.