1 vit pasi u bë nënë, Blerina Braka seksi në krah të Shpat Kasapit

Gati një vit pasi solli në jetë djalin e saj Edeil, këngëtarja Blerina Braka ka realizuar një set fotosh, ku shfaqet seksi tashmë si nënë. Këto poza mjaft sensuale dhe ku duket në superformë, Blerina i realizoi para publikimit të duetit me Shpat Kasapin. “Dashni pa krahë” titullohet klipi i ri për muzikën dhe për tekstin e së cilës vetë Blerina ka bashkëpunuar me Don Kozelin.

Blerina-Braka-1

Kjo këngë, që bashkoi të dy këngëtarët, i ka rikthyer po ashtu në muzikë pas një periudhe që kanë munguar. Shpati është shprehur se këtë periudhë i është dedikuar dhe lidhjes së dashurisë, që po e mban jashtë vëmendjes së publikut.

Blerina-Braka-2

Ndërsa, për Blerinën, viti që lamë pas ishte viti i ndryshimeve të mëdha. Përveç çmimit të “Kënga Magjike”, ajo nga ajo skenë dha lajmin se kishte gjetur shpirtin binjak dhe ishte në pritje të fëmijës së parë. Ajo u bë nënë në maj të vitit të kaluar, lajm që e dha vetë me anë të një postimi të “Instagram”, ku shkruante: Mirë se erdhe në jetë biri im EDEIL. Faleminderit i madhi Zot që më bekove me këtë mrekulli!” Blerina i ka dedikuar edhe një këngë bebit të saj, ende pa ardhur në jetë, e cila titullohet “Pritja e ëmbël”.

Blerina-Braka-3

Xhirimet e klipit u bënë gjatë baby shoëer-it që organizoi këngëtarja me mikeshat e saj. Kur Blerina Braka rrëmbeu një çmim në festivalin e “Kënga Magjike”, i dedikoi fitoren bashkëshortit të saj. Bashkëshortit? Ishte ky reagimi ynë, pasi nuk e kishim mësuar që ajo ishte në një lidhje e aq më tepër që ishte martuar. Në përfundim të Festivalit, Blerina zbuloi se ishte shtatzënë. Ndryshe nga më parë, Blerina gjatë shtatzënisë nuk e tregua aq e rezervuar, por ndau me miqtë e saj virtualë herë pas here foto me bashkëshortin, apo ku na tregonte barkun e rrumbullakosur./Panorama Plus