1 vit nga vdekja e Françesk Radit/ Bashkëshortja bën film jetën e trazuar të muzikantit

Spikerja e lajmeve Tefta Radi është kthyer nga Australia, për të kujtuar në Tiranë bashkëshortin e saj të ndjerë, Françesk Radin, i cili u nda papritur nga jeta. Me këtë rast ajo ka menduar t’i mbledhë miqtë dhe dashamirësit e artistit në kinema “Millenium”, ku do të shfaqet sot dokumentari me titull “Një jetë e trazuar”, që pasqyron jetën e muzikantit ndër vite”. Mbesa e tij Rozana Radi ndau mesazhin e Tefta Radit, ku fton dashamirësit ta kujtojnë ndryshe Radin. Në mesazh shkruhet: “Një vit lamtumire Franko! Miq të Frankos, shokë , kolegë e familjarë, të gjithë ju që e keni ndjerë mugesën e pranisë së tij, zërit, tingujve, kitarës, ju ftojmë të martën në datën 03 Prill, në orën 17.00, në ambientet e kinema Millenium do të trasmetohet dokumenetari “Jetë e trazuar” për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre që edhe pse e prerë tingëlloi gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau , e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik.Askush nuk vdes në këtë jetë, kur jeton në zemër e melodi.