1 qershori i Jonit nuk është si i shumicës së fëmijëve, por Arbana është siguruar t’ia bëjë të bukur

Arbana e nisi ditën me një foto krah Jonit në spital. I vogli është operuar nga bajamet dhe mami e ka uruar për këtë 1 qershor të veçantë me disa fjalë të ëmbla.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 qershorin”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ka ditë kur kupton sa i rëndësishëm është shëndeti dhe mirëqenia e atyre që do më tepër, e Arbana urimin e saj e ndau me gjithë nënat e fëmijët këtë 1 qershor special./revistawho.com