1 muaj pasi zyrtarizuan lidhjen, ndahen Iliri dhe Gilberta

Iliri dhe Gilberta kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të “Për’puthen 40+”. Pasi vendosën të dilnin bashkë nga programi, një muaj më parë dyshja zyrtarizoi lidhjen dhe madje e bëri këtë gjë duke organizuar një festë me njerëzit e tyre më të afërt.

Mirëpo, një muaj pas zyrtarizimit të lidhjes, lliri dhe Gilberta i kanë dhënë fund romancës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gilberta pas një mesazhi që i ka ardhur në Instagram, ku një ndjekës e pyet nëse ndodhet me llirin me pushime.

‘Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta.

/News31