
1 muaj pas largimit nga posti i drejtoreshës, Monika Lubonja rikthehet me poza “hot”
Një muaj pas largimit nga posti i drejtoreshës së Qendrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve, aktorja Monika Lubonja është rikthyer në Instagram me poza që ngacmojnë fantazinë. E veshur me të zeza, në njërën prej tyre tregon gjoksin poshtë veshjes transparente. Ndërsa në tjetrën pozon e ulur me një kostum të zi, xhaketa e të cilit lejon sërish dukjen paksa të gjoksit. Shumë në formë dhe e kuruar ajo njofton miqtë me këto foto përgatitjet për dy projekte të mëdha. Në lidhje me largimin e saj nga detyra, mediat njoftuan se ndaj znj. Lubonja Prokuroria nisi hetimet për abuzimet me fondet, një denoncim ky i bërë nga programi investigativ “Boom”. Vetë Monika i mohoi çfarë raportonin mediat, ndërkohë që në një koment të saj ajo thotë: “Çdo situatë më bën gjithmonë e më të fortë”, duke iu referuar zhurmës së madhe dhe lakimit të emrit të saj. /Story.al/
