1 muaj nga lindja e Atarës, festë në shtëpinë e Turit dhe Orindës
Një muaj më parë Turi dhe Orinda u bekuan me fëmijë. Orinda solli në jetë Atarën, princeshën që u ndryshoi jetën e që mami Orinda e babi Turi nuk na lënë asnjë ditë pa na ëmbëlsuar me foto e video të saj.
Sot bëhet fiks 1 muaj që kur Atara erdhi në këtë botë dhe me këtë rast Orinda ka publikuar disa foto ku Atara shihet duke parë e habitur mamin dhe tortën me kurorë e në foton e fundit duke ia plasur të qarës.
Ajo është e vogël e nuk di që kurora mbi tortë simbolizon pikërisht emrin e saj të veçantë. “Të dua përjetësisht Atara ime, 1 muaj, e bekuar”-shkruan Orinda.