1 muaj me vajzën, këngëtarja shqiptare zbulon emrin e saj me foton e veçantë
Një muaj më parë, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë. Ajo e mbajti të fshehtë shtatzëninë duke e zbuluar vetëm disa ditë më parë përmes fotografive të publikuara në Instagram. Sot ajo ka ndarë një tjetër foto mjaft të veçantë, në të cilën ka zbuluar edhe emrin e vajzës. Yllka dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Luiza. Këngëtarja ka ndarë edhe një foto, ku duket teksa mban vajzën në krahë. Me siguri kjo është një nga periudhat mê të bukura në jetën e Yllkës.