1 muaj me Galën! Eliona Pitarka emocionohet dhe i bën dedikimin më të bukur të voglës

Ka kaluar 1 muaj nga koha kur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Prej 22 marsit jeta e saj ndryshoi plotësisht me ardhjen e të voglës, që aktorja vendosi ta pagëzonte me emrin Gala. Sot që është bërë 1 muaj nga ardhja e saj në jetë Eliona i ka bërë një dedikim shumë emocionues vogëlushes.

Ajo ka publikuar një video të vajzës dhe përkrah saj ka shkruar fjalët që vetëm një nënë mund t’i ndjejë.

“1 muaj me ty! Muaji më i bukur dhe i lumtur i jetës sime! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”, ka shkruar Eliona.

Më herët Eliona ka rrëfyer për ndjekësit e saj detaje të shumta nga lindja e vajzës. Ajo ka treguar se e vogla ka ardhur në jetë në orën 12:25 të 22 marsit dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në spital. Eliona ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes. Ajo ka shtuar se lindja ka qenë e vështirë, por ishte një moment magjik. Eliona ka treguar se dhimbjet i kanë zgjatur nga ora 5 e mëngjesit deri sa erdhi në jetë e vogla.

Vetëm 1 javë pas lindjes së vajzës, ajo u rikthye në formë perfekte trupore. Më pas Eliona zbuloi se kjo është një ndër arsyet pse gratë duhet të bëjnë lindje natyrale, sepse kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë hiqen më shpejtë.

/Iconstyle