Zëri feston ditëlindjen e tij të parë, mami Elita e uron vogëlushin me një video me momente mjaft prekëse

Vogëlushi Zëri feston ditëlindjen e tij të parë. Këtë lajm e ka ndarë bashkë me ndjekësit e saj mami Elita e cila ka publikuar një video ku ka bashkuar të gjitha momentet e bukura që ka kaluar me birin e saj. Një sekuencë në video Elita na tregon dhe një tatuazh në krah të cilin nuk ja kishim parë më parë moderatores. Ajo ka bërë në krahun e saj tre zogj ku dëshmon dashurinë dhe gëzimin e madh që çifti ka për ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre.

Përpos videos, Elita i ka dedikuar edhe disa fjalë të ëmbla shpirtit të shpirtit të saj:

“Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit. Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes!! Të don nana dhe babi sa me s’ka!! E paç shëndetin e dashurinë gjithë jetën!

Urime Zëri jone”.

https://www.instagram.com/tv/B8yXVTTlGAZ/?igshid=14strb1o7inz0