Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik ku humbi jetën basketbollisti Kobe Bryant

Bota e sportit është në dhimbje pas humbjes së Kobe Bryant, një nga lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA. Basketbollisti legjendar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik me helikopter së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare.

Teksa të gjithë po shprehin ngushëllimet e tyre për familjen Bryant që humbi dy pjestarë të saj, si edhe familjeve të tjera që humbën njerëzit e dashur, policia ka dhënë informacionet e para që lidhen me shkakun e tragjedisë. Sipas informacioneve të para zyrtare, dyshohet se mjegulla e dendur ishte shkaktarja e tragjedisë. Helikopetri po udhëtonte me një shpejtësi rreth 300 km/h, kur u përplas me një kodër 500 metra të lartë në zonën e Calabasas, rreth 48 km në veri-perëndim nga qëndra e Los Angeles.

Autoritetet po punojnë, ndërsa kanë hasur në vështirësi për nxjerrjen e trupave, për shkak të terrenit ku u rrëzua mjeti fluturues.