Showbiz

Yjet e Hollywood që nuk kanë fituar kurrë një Oskar, nga Brad Pitt tek Johnny Depp, shikoni listën

Oscar-1

Clicking Here Kur Brad Pitt u nominua në Oskar në kategorinë “aktori mbështetës më të mirë” mëngjesin e së hënës, lindi pyetja nëse aktori kishte fituar ndonjëherë në Akademinë e Çmimeve.

Dhe përgjigja është se ai nuk ka fituar asnjëherë një çmim individual.

Në vitin 2014, Pitt u zgjodh fituesi i kategorisë “best picture” për filmin e tij “12 Years a Slave”, por ai kurrë nuk fitoi një çmim individual pavarësisht se u nominua për rolet e tij në “12 Monkeys”, “The Curious Case of Benjamin Button” dhe “Moneyball.”

Dhe këtë vit ai do ketë një shans tjetër, pasi u nominua në kategorinë “aktori më i mirë mbështetës” për rolin në “Once Upon a Time in Hollywood”.

Megjithatë edhe nëse nuk fiton, ai mundtë marrë zemër nga pjesa tjetër e grupit të yjeve të Hollywood që nuk kanë fituar kurrë një Oskar individual.

directory Shikoni listën:

1.Ridley Scott

Oscar-2

Ai është producent i më shumë se 20 filmave përfshirë “Blade Runner”, “Alien”, “Thelma and Louise” dhe “Gladiator”, por ende s’ka fituar një Oskar.

2.Sigourney Weaver

Oscar-3
70 vjeçarja është nominuar për tre çmime në Oskar, por asnjëherë nuk fitoi.

Pas nominimit të saj të parë për ” Aliens” në vitin 1986, ajo humbi përballë Marlee Matlin, e cila fitoi për “Children of a Lesser God”.

Dy vjet më vonë, Weaver u nominua dy herë në kategoritë “aktorja më e mirë” për rolin në “Gorilla in the Mist” dhe në kategorinë “aktorja më e mirë mbështetëse” për rolin në  “Working Girl”.

Megjithëse fitoi dy Golden Globes për të njëjtat role, duke u bërë personi i parë që fitoi ndonjëherë dy Globes në të njëjtin vit, ajo nuk arriti të marrë në shtëpi asnjë Oskar atë vit.

3.Robert Downey Jr.

Oscar-4

Ai mund të jetë një nga aktorët më të paguar në Hollywood, por kurrë nuk ka fituar një Oskar.

Ylli 54-vjeçar u nominua për herë të parë për “Chaplin” në 1993, por humbi përballë Al Pacino.

Downey mori nominimin e dytë më shumë se një dekadë më vonë për filmin “Tropic Thunder” të 2008 por u mund sërish nga Heath Ledger, i cili fitoi pas vdekjes çmimin për “The Dark Knight”.

4.Peter O’Toole

Oscar-5

Aktori britanik Peter O’Toole, i cili vdiq në 2013 në moshën 81 vjeçare, është një nga humbësit më të mëdhenj të Oskarit.

Ai u nominua tetë herë në kategorinë “aktori më i mirë” por asnjëherë nuk fitoi.

Më në fund në vitin 2003, Akademia u përpoq ti jepte një çmim nderi Oskar për O’Toole por ai e hodhi poshtë duke i shkruar një letër: Unë jam akoma në lojë, a mundet që Akademia ta shtyjë derisa të mbush 80-vjeç?”

Më në fund ai u bind që ta pranonte dhe pasi Meryl Streep ia dorëzoi trofeun e tij, aktori qeshi duke thënë: “Gjithmonë një shoqëruese nuse, jo një nuse. Unë kam një Oskar tani dhe do jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë.”

5.Richard Burton

Oscar-6

Në radhë qëndron, Richard Burton i cili u nominua 7 herë për Oskar para se të vdiste në vitin 1984 në moshën 58 vjeçare.

Burton, i njohur për martesën me bashkëshorten e dytë dhe fituesen e Oskar Elizabeth Taylor, u nominua për herë të parë në 1952 për “My Cousin Rachel” dhe mori nominimin e tij të fundit në 1977 për “Equus”.

Por nuk fitoi kurrë një Oskar edhe pse mori çmime për aktrim në BAFTA, Golden Globe dhe Tony Awards.

6.Glenn Close

Oscar-7

Glenn Close gjithashtu ka marrë shtatë nominime por nuk fitoi asnjë Oskar të vetëm.

Aktorja 72-vjeçare, e cila fitoi tre Emmy Awards dhe tre Tony Awards, u nominua në Academy Award për aktoren mbështetëse më të mirë tre vjet rresht, duke filluar nga 1982 për rolet në filmat “The World According to Garp”, “The Big Chill” dhe “The Natural”.

Më pas u nominua për “aktorja më e mirë” për filmat “Fatal Attraction” në 1987 dhe për “Dangerous Liaisons” në 1988.

Ndërsa nominimin e fundit e mori vitin e kaluar për “The Wife”.

7.Alfred Hitchcock

Oscar-8

Regjisori i njohur Alfred Hitchcock, i konsideruar si një nga kineastët më të mirë të të gjitha kohërave, mori pesë nominime, por kurrë nuk fitoi asnjë çmim për regjinë më të mirë.

Ai mori nominimet e tij të para në 1940 për filmin “Rebecca”, i cili mori 11 nominime dhe fitoi në kategorinë “filmi më i mirë” atë vit.

Alfred vdiq në vitin 1980 në moshën 80 vjeçare, duke mos fituar kurrë një Oskar individual.

8.Tim Burton

Oscar-9

Tim Burton, i njohur për filmat e çuditshëm si “Beetlejuice”, “Edward Scissorhands” dhe “The Nightmare Before Christmas”, ka marrë dy nominime në Akademinë e Çmimeve.

Pavarësisht se fitoi një Golden Globe dhe Producers Guild Award, regjisori 61-vjeçar mbetet pa një Oskar.

9.Johnny Depp

Oscar-10

Një nga bashkëpunëtorët e shpeshtë të Burton, Johnny Depp, është gjithashtu pa Oskar.

Ai mori tre nominime për në kategorinë “aktori më i mirë” për filmin “Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl” në vitin 2003, “Finding Neverland”  në 2004 ” dhe “Sweeney Todd: Demon Barber of Fleet Street” në vitin 2007.

10.Cary Grant

Oscar-11

Cary Grant konsiderohet një nga aktorët më të mirë të Hollyëood, por ai kurrë nuk fitoi një Oscar.

Ylli i “The Philadelphia Story”, “North by Northwest” dhe ” “An Affair to Remember,”, është nominuar dy herë në kategorinë “aktori më i mirë”.

Pas daljes në pension në vitin 1966, Grant iu dha një Oscar nderi në 1970. Ai vdiq në 1986 në moshën 82 vjeçare.