

3 sekonda pasi fluturimi 171 i “Air India” u ngrit në ajër, Kapiteni Sumeet Sabharwal ngriti dorën e djathtë, e lëvizi drejt dy levave në konsolën qendrore të Boeing 787 dhe menjëherë ndërpreu rrjedhën e karburantit, së pari në motorin e majtë dhe pastaj në të djathtë. Në atë moment delikat, me vëmendjen e përqendruar…
Lexo me shumeKëngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, përcjell Klankosova.tv. Daskan është emri që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur për të birin. “Welcome Daskan Gjergji”, ka shkruar Dafina krahas një fotografie të…
Lexo me shumeRobin Kaye, producentja e njohur e “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Encino, Los Angeles. Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Raymond Boodarian, i cili dyshohet se hyri në shtëpi në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi çiftin me armë zjarri. Viktimat u gjetën në dhoma të…
Lexo me shumeTërmeti 3.6 ballë i orëve te para të mëngjesit të ditës së sotme me epiqendër në Bubq ka ngjallur sërish frikën tek qytetarët.
Por sizmologu Llambro Duni në një intervistë për News 24 ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, sepse janë pas lëkundje normale.
Duni thekson se tërmet me magnitudë më të lartë nuk do të ketë, por me magnitudë më të vogël po.
“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, tha sizmologu.