Tërmeti i fuqishëm godet Rusinë, rrezikohen Amerika dhe Japonia

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishujt Kuril në lindje të Rusisë. Me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter dhe thellësi 60 kilometra, lëkundjet janë ndjerë në Japoni dhe disa vende të tjera të Rusisë.

“The Telegraph” bën me dije se Qendra Kombëtare e Cunamit në Amerikë është në monitorim të situatës, pasi rrezikohen Alaska dhe bregu perëndimor i SHBA-ve. Alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë. /News31.al