Suada Sherifi zbulon dietën e saj: Nuk ha darkë pas orës 19:00

Suada Sherifi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Edhe pse nënë e një vajze, ish-miss-i gjithmonë ka ditur të kujdeset për trupin e saj dhe të shfaqet në formë të shkëlqyer. Nëse jeni bërë kuriozë të dini se si ja ka dalë, Suada ju jep përgjigjen nëpërmjet një postim më ‘Instastory’. Teksa një fanse e ka pyetur për regjimin e saj ushqimor, bukuroshja shqiptare i ka treguar 4 pikat kyçe ku bazon dietën e saj, sipas Who.

“Mos ha darkë pas orës 19:00. Pi shumë ujë. Evito gjërat me përmbajtje vitamine C për ca kohë dhe ushtro pak aktivitet fizik”, përgjigjet Suada.

Më herët Suada ka treguar se është shumë e fiksuar pas ushqimeve të shëndetshme, kështu që nëse edhe ju i ndiqni këto këshilla mund t’ja dilni të keni forma të kënaqshme.