Studimi: Pothuajse të gjitha viktimat në Itali kanë diçka të përbashkët

Jo pak, por 99 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali ishin pacientë me probleme të mëparshme shëndetësore. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i realizuar nga Shërbimi Shëndetësor i vendit.

Studimi i 355 rasteve të vdekjeve nxori në pah faktin se vetëm tre prej viktimave, 0.8 për qind, nuk kishin pasur probleme të tjera shëndetësore përpara se të infektoheshin.

Thuajse gjysma e tyre, 48.5 për qind, kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore përpara se të diagnostikoheshin me Covid-19. Pjesa tjetër, 25.6 për qind kishin pasur patologji të tjera, ndërsa 25.1 për qind kishin pasur një të tillë.

Studimi  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese ka më shumë të ngjarë të humbin jetën nga koronavirusi.

Sipas këtij kërkimi, më të zakonshmet nga këto probleme në Itali përfshijnë tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. U zbulua gjithashtu se rreth 76.1 për qind e pacientëve që humbën jetën nga Covid-19 kishin më parë probleme me presionin e lartë arterial.

Më shumë se një e treta, 35.5 për qind – kishin pasur diabet, ndërsa 33.0 për qind kishin vuajtur nga sëmundje ishemike e zemrës. Italia mban sot numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit, 3,405, duke ia kaluar kështu edhe Kinës. /abcnews.al/