Si të bëhesh pjesë e “Jeho”? Alban Male zbulon detajet e festivalit më të ri të “Top Channel”

“Top Channel” ka zbuluar se Viti i Ri 2020 do të nisë në këtë television me një festival të ri të muzikës moderne shqiptare, që titullohet “Jeho”. “Së shpejti, ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare në “Top Channel”, Top Albania Radio dhe My Music. Një garë midis këngëve të reja të krijuara nga artistë të mbarë shqiptarisë. Dërgoni krijimet tuaja. ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare. Mos harroni, një ‘beat’ mund të bëhet super hit!, thuhet në lajmërimin e parë të bërë nga faqja zyrtare e televizionit.

Alban-2

Por si mund të bëhesh pjesë e “Jeho” dhe ç’do të ndodhë në fund të këtij rrugëtimi televiziv plot emocione? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave rreth festivalit që pritet të fillojë në janar 2020, u përgjigjet për “Story.al”, producenti i “Jeho”, muzikanti i njohur, Alban Male. “Do të jetë një festival i bazuar në muzikë komerciale të tipit; hip hop, RnB, Dance hall, regaton e shumë rryma të tjera. Një beat është si të thuash skeleti i këngës, mbi të cilën ngrihet më pas e gjithë kënga, domethënë bulza e parë. Ky është koncepti mbi të cilin është ndërtuar festivali”, thotë Albani për Story.al. Në lidhje me pjesëmarrjen e artistëve, ai tregoi se, “do të jenë rreth 50-60 artistë pjesëmarrës në harkun kohor 12 ose 13 javë të transmetimit të festivalit, që do të transmetohet të dielave në ekranin e “Top Channel”. Më pas do të ketë një gjysmëfinale, për t’u përmbyllur me finalen.

Alban-4

Sa për trofetë dhe çmimet, producenti Male sqaroi se, “çmime do të ketë dhe fituesi me gjasë do të realizojë duet me njërin nga hip hop-istët me famë të Shqipërisë”. Nëse dikush dëshiron të dijë se si do të zgjidhet fituesi, me juri apo votim nga publiku, Albani zbulon se, “artistët më të mirë që do të rivalizojnë njëri-tjetrin me talentin e tyre do të përzgjidhen me anë të votimit në web, duke qenë se kjo muzikë është web style, (Instagram e Facebook). Projekti ka ngjallur shumë interes në publik, kështu që le të presim talentet që do të na rrëmbejnë zemrat në këtë festival të ri të muzikës moderne shqiptare./Story.al