My STORY

Shkëndije Mujaj rrëfen stopimin në muzikë: Pas humbjes së nënës e kam të vështirë të kthehem si më parë

go to the website E mësuar me jetën e bukur të luksit, Shkëndije Mujaj provoi dhimbjen më të rëndë, atë të humbjen së nënës, ngjarja që thotë thotë se i tronditi qenien. Për këtë arsye ajo ka stopuar në muzikë, dhe rikthimin do ia dedikojë vetëm asaj. Për “Panorama Plus”, ajo rrëfen jetën në showbiz edhe pse është vajza e një akademiku të njohur në Kosovë, anën e errët e famës dhe çfarë fshihet pas pamjes së saj tërheqëse.

where to buy lasix for dogs Në muzikë ke qenë e pranishme shpesh herë me projekte vërtet të guximshme. E ke menduar si do të jetë rikthimi yt, duke qenë se gjithmonë ke qenë ndër të para që ke guxuar?
Pas vdekjes se nënës sime, automatikisht jeta ime në përgjithësi mori disi drejtim tjetër. Kështu edhe në aspektin muzikor mendoj se do e konceptoj ndryshe rikthimin, pasi e para këngë pas kësaj humbjeje i është kushtuar Nënës.

Shkendije-4

Cilin këngëtar shqiptar do të doje të bëje një duet provokues?
Për këtë pjesë është shumë moment jo i përshtatshëm për mua!

Në këtë treg ku shumë këngëtare tërheqin vëmendjen me perfomanca seksiste, ti si e sheh veten mes tyre?
Në origjinën e fjalës seksiste ose sexappeal përbëhet nga fjala seks dhe tërheqje. Të dy fjalët rrjedhin nga latinishtja, me fjalën origjinale “Appellare”, që do të thotë apel. Duke qenë se apeli seksual dhe atraktivitet bazohet më shumë në perceptime subjektive sesa në fakte objektive, gjë që nuk është relevante për mua ta kem një epitet të tillë, kur mbrapa fshihet diçka më shumë.

Cila është ana e errët e ju personavezheve publikë apo të famshëm. Çfarë shkon keq në gjithë atë jetë mes dritash që shkëlqejnë?
Reflektimi i një personi të famshëm ka dy anë, të cilat duhet të dish, ose të mësohesh t’i menaxhosh. Së pari dashuria që kanë njerëzit për ty, ata që ta kanë xhelozi suksesin tënd, dhe në vazhdimësi stresi që përjeton që si pasiojë e të cilave me kalimin e kohës vërehen dukshëm disa sëmundje, ose në rastin më të mirë fshihen në personalitetin e dikujt që jeton me famën. E më në fund nëse nuk ato nuk trajtohen në mënyrë profesionale mund edhe të kenë një përfundim të dhimbshëm, siç janë; ADHD, Sindromi Zappelphilipp ”Çrregullimi i mungesës së vëmendjes, çrregillimi obsesiv-komplusiv, depresioni që fillon kur e lë veten pas dore, pra bëhesh objektiv si robot, duke harruar shpirtin dhe të qenurit njeri. Po ashtu çrregullimi i ankthit, çrregullim bipolar, etj, probleme që shumica përpiqen t’i shmangin me alkool, drogë, tableta, etj.

Shkendije-2

Nga jeta jote kujton dot ngjarjen më të bukur dhe atë më të dhimbshme?
Ngjarja më e bukur ishte kur arrita t’u ndërtoj një shtëpi të bukur nënës dhe babit tim. Kjo ishte ëndrra e fëmijërisë pasi ne jetuam një shtëpi të vogël dhe shumë të thjeshtë. Ngjarja më e hidhur ishte humbja e nënës sime, nga e cila akoma nuk e kam marrë veten të kthehem si më parë.

Je vajza e prof dr. si Hasan Mujaj, një akademik i njohur në Kosovë. Të ka kërkuar ai që dhe ti të jesh pjesë e një jete më serioze dhe akademike, pra larg showbiz-it?
Zoti më bekoi të jem vajza e Prof.dr Hasan Mujaj! Njëkohësisht një njeri i të gjitha kohërave, pasi më modern është babi im sesa djem të rinj që kanë lindur në shekullin e fundit. E ceka këtë fakt pikërisht që seriozitetit s’ka të bëj me veshjen dhe zhveshjen, por pas saj fshihet një intelekt më largpamësinë e të të parit brenda njeriut, e jo çfarë ka veshur ose pse ka një paraqitje në skenë ekstravagante. Kështu që nga këto komplekse është i çliruar fare, sepse mbi të gjitha me një vajzë si Shkëndije me virtyte njerëzore dhe moral në të tjera aspekte, pyesni babin tim se çdo ju thotë për mua! Dhe nuk ka mundësi asesi mos ta gëzojë gjenetikisht inteligjencën ose më mirë të them dashurinë për librin dhe diturinë në vazhdimësi. Por a do të kem edhe unë shatë vepra shkencore, si babi im kjo mbetet të shihet! Sidoqoftë secili prind i dëshiron fëmijës dijen, sepse është thesar i pashtershëm që nuk mbaron kurrë madje edhe pas vdekjes!

Shkendije-3

Je komentuar si këngëtarja e ekstremeve, pasi përveç ekspozimit të vitheve të shohim edhe të mbuluar me shami?
Secili njeri ka faza të ndryshme në jetë nga fëmijërinë puberteti, rinia. Pastaj faza e pjekurisë, ku mund të jetohet sipas mundësisë dhe rrethanave që të ofrohen. Natyrisht edhe unë duke pasur të gjitha mundësitë kam jetuar në ekstreme ose më mirë të them duke menduar se kemi vetëm këtë jetë. Me kalimin e kohës kur arrin t’i përjetosh të gjitha fillon dhe mendon: A është kjo e tëra, apo ka edhe diçka? Duke u thelluar në mendime dhe shumë pyetje ku nuk gjen përgjigje fillon e studion mbi universin dhe natyrisht të lindin pyetjet: Ku do shkojmë pas kësaj jete?! E duke qenë se ne nuk u pyetëm kur erdhëm në jetë e kupton thjesht që ke një afat jete, je i limituar, dhe nuk ke shumë kompetenca përveç një vullneti të lirë për të bërë keq ose mirë. Kur nuk je i udhëzuar, dhe as prindërit nuk janë të udhëzuar fëmija automatikisht është i humbur. Ekzistojnë mundësitë që madje edhe disa prindër i shfrytëzojnë fëmijët duke i futur në rrugën e materializmit, gjë që e përjetoi edhe Michael Jackson. Duke u bazuar në burime të sigurta dhe video materiale të një shokut tim që kishte miqësi private, mund ta shoh si shembullin konkret pse njeriu ka nevojë për një Zot. Kështu që edhe unë fillova duke e kërkuar atë, dhe e kam gjetur. Ose më mirë të them më gjeti mua të humbur, dhe më udhëzoi zemrën për ta dashur Atë, dhe asgjë më shumë.

Shkendije-1

Paraja të bën të lumtur, apo prej saj ke provuar gjëra në jetë që s’duhet t’i provoje?
Paranë e shpenzon secili sipas mundësisë që ka. Paraja ta mundëson të kesh standard më të lartë material, por kurrsesi standard të lartë shpirtëror. Sa më shumë para, aq më shumë do jemi duke lundruar në botën e përkohshme ku e vetmja gjë e garantuar është vdekja. Të tjerat sot i ke, nesër mund të mos i kesh më. Pra duhet të mësohemi të jetojmë të sotmen, dhe kurrsesi mos të bëhemi robër të së ardhmes, sepse është e panjohur për ne. Secili mund të ketë provuar çdo gjë të cilën mund ta paguash. Por kurrsesi ajo nuk ta plotëson ndjenjën e brendshme, të cilën nuk mund ta blesh me para, pikërisht lumturinë shpirtërore.

Për ta shijuar jetën plotësisht çfarë duhet të provosh?
Për ta shijuar më në fund lumturinë duhet të njohim krijuesin, dhe vlerën që na dha. Por edhe të luftojmë e ta mundim lakminë dhe egon, për të kuptuar sa e madhe është vlera jonë, pra të qenurit njeri e jo t’u ngjasojmë shtazëve që vetëm nga logjika dallojnë prej nesh. Pra njeriu ka logjikën të mendojë, meditojë dhe ta dijë vlerën e asaj që e bart mbi supe. Asgjë nuk është krijuar shkel e shko, por me një qëllim të caktuar! Pra thjesht jemi në një udhëtim dita-ditës.