Rihanna inauguron linjën më të re të saj, ‘look-u’ i këngëtares i “fikson” të gjithë

Ditën e djeshme Rihanna mori pjesë në festën e organizuar për hapjen e dyqanit më të ri të linjës luksoze ‘Fenty’, i cili ndodhej në dy katet e para të ndërtesës ‘The Webster’, në një nga lagjet e qytetit të New York. Këngëtarja i mahniti të gjithë me veshjen e saj gjatë mbrëmjes. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, me taka të po së njëjtës ngjyrë, flokët me gërsheta të vogla dhe buzët ngjyrë rozë. Ashtu si çdo yll tjetër i ‘Hollywood’ as Rihanna nuk mundi t’i shpëtojë trendit të kësaj vere, që siç kemi zbuluar dhe më parë, është ngjyra ‘pink’.

Rihanna-2

Në këtë festë ishin të ftuar yjet e ‘Orange Is The New Black’, Dascha Polanco, bashkëshorti i Marc Jacobs si dhe Char Defrancesco. Burimet kanë zbuluar se dyqani do të hapë dyert më datë 19 deri në 30 qershor./revistawho.com