“Refuzova 4 role se kishte skena intime”, aktorja e njohur e thotë troç: ‘Fajin’ për këtë e kishte burri

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit” në TV Ora, ka qenë aktorja e talentuar e teatrit, Ermira Hysaj e cila ka treguar mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin që është shumë xheloz dhe ajo për t’ja lehtësuar xhelozinë nuk pranon rolet me skena intime që i ofrohen.

Rudina Dembacaj: A është xheloz Arbëri për rolet e tua?

Ermira Hysaj: Arberi ka qenë xheloz që kur më ka njohur , ne jemi njohur bashkë që 22 vjeç, kam përshtypjen që mënyra sesi unë e kam menaxhuar jetën, lidhjen time bashkë me të, xhelozia ka ardhur në zbehje çdo vit e më shumë.

Rudina Dembacaj: A është shumë e vështirë për Arbërin të jetë bashkëshorti i një aktore, se nuk është aq e lehtë të kesh gruan aktore ?

Ermira Hysaj: Sa herë e pyes si një spektator i thjesht me thuaj një kritikë, Arbëri thotë më pëlqeve shumë, nuk ka thëne në ndonjë shfaqje që nuk më pëlqen këtu, nuk më pëlqen atje .

Unë nuk i le shkak që të bëhet xheloz. Vitin që shkoi, mua më është dashur të refuzoj 4role protagoniste në film sepse kishte skena puthje, skena intime kështu që Arbërit ja bëj gjënë shumë të lehtë . E refuzova vetë sepse unë e di se çfarë unë mund të bëj.

Rudina Dembacaj: Të erdhi keq për ato refuzimet Eri?

Ermira Hysaj: Më erdhi keq, them pse t’i rezervoj, them pse më ofrohen, më mirë të mos më vijnë , nuk dua të më vijnë.