Publikohen fotot,brenda vilës 3 milionë dollarëshe të këngëtares shqiptare

Hollywood Hills, “lagjja e VIP-ave” ka tashmë një banore të re. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka blerë një vilë e cila i ka kushtuar rreth 3 milion dollarë.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa fotografi nga vila madhështore, e cila ka një pishinë gjigante dhe mundëson një pamje mahnitëse nga kodrat e vendit.

Ashtu siç shihet në fotot e mëposhtme, ajo ka një dhomë të madhe ndenjeje, dy dhoma gjumi për mysafirë, dy banjo, një verandë me super pamje dhe ambiente të tjera për t’u ndier i relaksuar në maksimum.

Sipas Bebes, gjithçka është arreduar plot shije nga dizenjues profesionistë duke qëndruar brenda shijeve të saj./Opinion.al