“Po pinin shampanjë me mbathje”, avokati tregon ç’po bënte në hotel ‘Zogu i Tiranës’ me laçjanin: Të njëjtën punë si vajzat…

Avokati i Hermes Nikajt, Bardhi Koçi ka shpjeguar me detaje se çfarë po bënte klienti i tij në të njëjtën dhomë hoteli me biznesmenin Artur Gjini dhe me 20-vjeçaren e identifikuar si Denisa Neli.

Përpara trupës gjykuese, Koçi është shprehur se klienti i tij nuk po bënte asgjë të ndaluar në momentin që është arrestuar.

Avokati ka pretenduar se Nikaj ka shkuar në të njëjtën dhomë hoteli në hotelin ‘Autostrada” vendi ku edhe u arrestuan me biznesmenin laçjan dhe me 20-vjeçaren për të pirë shampanjë. Ai shpjegon më tej që të tre personat ishin me mbathje të veshura në momentin e arrestimit, gjë që sipas avokatit nënkupton se nuk po kryenin marrëdhëni seksuale.

Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje,”- deklaroi avokati Bardhi Koçi, sipas AbcNeës.

Ditën e sotme, gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit “BMW” dhe me 20-vjeçaren Neli për të shpjeguar gjithçka mbi skemën e prostitucionit për të cilën akuzohen.

(f.m/dosja.al)