Pasi u gjet kufoma e italianit, gjendet edhe gruaja e tij shqiptare

Gruaja shqiptare e Rosario Tilottas italianit të zhdukur përpara 15 vitesh, është gjetur nga policia italiane.

Elva Kurti jetonte në Mal të Zi prej kohësh dhe tashmë i është dashur që të përballet me lajmin se bashkëshorti i saj u gjet i vdekur. Asaj i është kërkuar të rikthehet në Itali dhe të japë detaje për ngjarjen e zhdukjes së bashkëshortit.

Kurti ishte larguar nga Italia në vitin 2007, ndërkohë që dyshimet ndaj saj u rritën pasi denoncimin për zhdukjen e bashkëshortit e kishte kryer vetëm disa javë pas largimit të tij të papritur.

Rosario Tilotta, u zhduk në vitin 2004. Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur me shqiptaren, 22 vitë më e re se ai.

Vëllai i tij Diego ka thënë se ai shpenzonte shumë para dhe besonte se ishte përfshirë në punë të pista, ku një nga pistat mund të jetë edhe likujdimi nga mafia.

Makina e tij Ford Fiesta, u gjet në fund të liqenit nga disa zhytës profesionistë në thellësinë 80 metra.

Karabanierët kanë pikasur një trup të dekompozuar brenda makinës dhe besojnë se i përket shtetasit të zhdukur Rosario Tilotta./Gazeta Liberale