Olti Curri nxjerr zbuluar Luanën, tregon se kënga e saj “Yalla Habibi” me Faydee qenka e kopjuar

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Faydee, “Yalla Habibi”.

16C5F323-BCB9-43E2-AD5F-B2AD8FAADEB6

Kjo këngë mori menjëherë famë dhe deri më tani numëron më shumë se dy milion shikime në Youtube. Por sipas gazetarit Olti Curri, ajo është e kopjuar.

C3CDF8AD-4C91-412B-86CA-F10B68F73727

Përmes një postimi në Instastory, Olti thotë se Luana dhe Faydee e kanë kopjuar atë nga kënga me të njëjtin titull, “Yallah Habibi” që e këndon Sido, Dj Antoine dhe Me Phoenix.

BF445B4A-0CA7-47D5-B05E-9FED96D2A7E3

“Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, shkruan Olti krahas këngës së Luanës.

EB5A584E-2734-4A2D-BF3C-1895F00BEC1A

Kënga e Dj Antoine ka dalë në korrik të vitit 2018, ndërsa spikat ngjashmëria që dy këngët kanë në muzikë dhe në pjesën e refrenit.