Një koncert me përmasa gjigande, Capital T zbulon surprizat e shumta që ka rezervuar për fansat

Në vetëm pak ditë Capital T pritet të mbajë koncertin e tij të parë recital në sheshin më të madh të Tiranës, Nënë Tereza. Paraditen e sotme artisti ka lajmëruar në një konferencë për shtyp të gjitha të rejat e koncertit i cili pritet të surprizojë të gjithë ndjekësit e këngëtarit ndër vite.
Skena ku do të zhvillohet i gjithë koncerti është ideuar të ketë disa nivele dhe kënde nga ku mund të shijohet koncerti, duke e kaluar këtë shfaqje në një nivel ndërkombëtar.

Capital-T-2
‘Time Capsule’ është kujdesur që të gjithë spektatorëve të mos u mungojnë facilitetet si parkingu, ushqimi, pijet dhe sigurimi i lartë.
Profesionistët më në zë shqiptarë janë bërë bashkë për të kompozuar të gjithë elementët që ndërtojnë një projekt kaq të madh si: shfaqje skenike, trupë balerinësh, sistem zëri dhe ndriçimi me kapacitete të pazakonta etj.

Capital-T-3
Artisti i dashur i publikut pritet të performojë mbi 20 këngë nga i gjithë repertori i tij ndër vite. Përveç kësaj 4 artistë të njohur nga estrada shaiptare pritet t’i bashkohen reperit në performancë për të sjellë pranë publikut bashkëpunimet më të suksesshme live.
Rrugëtimi i Capital T ka nisur shumë herët që në moshën 13-vjeçare kur reperi filloi të kompozojë çdo gjë vetë. Që prej fillimeve të tij emri i ar