Nicki Minaj zbulon detajet e marrëdhënies toksike: Kisha frikë të flisja

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka zbuluar përmes një postimi në Twitter, detaje nga marëdhnëia e saj toksike që ka patur në të kaluarën.

“Unë vërtetë mendoja se dashuria duhet të të lëndonte. Kujtoj se kisha frikë të flisja, sepse nuk e dija kur ai person ishte në humor të mirë dhe nëse thoja një gjë të gabuar, ai do më godiste”,-shkruajti Nicki.

Minaj ka kujtuar se ajo kishe parë sesi sjelljet toksike nga fëmijëria e saj, përsëriteshin në marrëdhëniet e saj si femër, duke shkruar: “Unë kam parë prindërit e mi që ziheshin çdo ditë dhe kurrë nuk u divorcuan, kështu që mendoja se dhuna ishte një sjellje normale”.

Nicki Minaj, e cila aktualisht është e fejuar, pranon se tani është në një vend shumë më të mirë, duke thënë se ndjehet e sigurt, e vlerësuar dhe e dashuruar pa kushte./revistawho.com