Nga Viola Spiro tek Ilda Bejleri, pushimet përrallore të moderatorëve të sportit

Pushime përrallore për bukuroshet e ekranit. Moderatoret sportive janë shtuar shumë kohët e fundit. Përveç se në emisionet e tyre që drejtojnë, rivaliteti duket tepër i “ashpër” edhe për sa i përket pushimeve verore. Disa kanë preferuar bregdetin shqiptar, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur ishujt e shtrenjtë të Greqisë. Ka dhe nga ato si psh Nevina Shtylla, që ka preferuar freskinë që të ofron Danimarka, për të kaluar këtë periudhë relaksi.

DALJANA SEJDIA – “SPORT NEWS PLUS”
Moderatorja sportive e “News 24”, i ka kaluar pushimet e saj në ishujt e mrekullueshëm grekë, Mikonos dhe Santorini. Ashtu siç e kërkon “tradita”, bukuroshja e ekranit nuk ka nguruar që disa nga momente më të bukura t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

NEVINA SHTYLLA – “PROÇESI SPORTIV”
Bukuroshja e “Top Channalit” i ka ndarë pushimet e saj në 2 pjesë. Nevina ka preferuar që një pjesë të pushimeve t’i kalojë në bregdetet shqiptare, ndërsa më pas zgjodhi të eksploronte Kopenhagenin, i cili të ofron një freski relaksuese në këto ditë të nxehta.

ILDA BEJLERI – “ZONA GOL”
Ilda është padyshim një nga moderatorët më të komentuara në këtë periudhë vere. Kjo edhe për shkak të largimit nga “Supersport” pas 11-vitesh. Pavarësisht situatave të këndshme të krijuara, ish-moderatorja e emisionit “Zona Gol”, ka preferuar ishujt e Greqisë, për të kaluar ditët e saja të relaksit.

VIOLA SPIRO – “SPORT PLUS”
Ashtu si një pjesë e madhe e moderatorëve shqiptare, edhe Viola Spiro, ka preferuar ishujt grekë për të kaluar pushimet e saj. Bukuroshja e “Klan Plus” duket më në formë se kurrë, teksa këtë gjë e tregojnë fotot e postuara në rrjetet sociale.

VILMA MASHA – “GOL PAS GOLI”
Moderatorja e “Supersport” shijoi pushimet verore, duke shëtitur në vendet e bukura të Europës. Pas fotove seksi në plazhet spanjolle, Vilma më pas zgjodhi kryeqytetin e modës, Milanon, për të kaluar ditët e saja të relaksit, nën shoqërinë e partnerit.

HYGERTA SAKO – “RUBRIKA SPORTIVE”
Moderatorja e “RTSH” festoi pak ditë më parë 42-vjetorin e lindjes. Mosha për të është thjesht një shifër, pasi Hygerta ndihet dhe duket si një 24-vjeçare. Bukuroshja e ekranit, për shkak edhe të angazhimeve televizive, ka preferuar t’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar, kryesisht në Vlorë. Nuk kanë munguar as fotot “bombastike” në rrjetet sociale./Panoramasport.al