Në një ceremoni të fshehtë, aktorja e famshme martohet për të pestën herë

Aktorja Pamela Anderson është martuar për herë të pestë, ndërsa ka lidhur kurorë ditën e sotme me producentin Jon Peters. Dyshja u martuan në një ceremoni intime, ndërsa u takuan për herë të parë mbi 30 vite më parë.

Pamela-2

Aktorja ka qenë martuar më parë me Tommy Lee, Kid Rok dhe Rick Salomon me të cilin u martua dy herë. Peters ka qenë gjithashtu katër herë më parë.

Pamela-3

“Ka shumë më tepër te ajo se sa mund të shohë syri, në të kundërt nuk do ta doja kaq shumë. Ka vajza të bukura kudo, mund të kisha bërë zgjedhjen time, por për 35 vite kam kërkuar vetëm Pamelën. Ajo më bën të egër në një mënyrë të mirë, ajo më frymëzon”, është shprehur në një intervistë Peters.