Në kohën e Koronavirusit, kënga që pushtoi të gjithë ballkonet dhe rrjetet sociale

Përgjatë gjithë këtyre ditëve italianët kanë treguar se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen vazhdojnë ta mbajnë moralin lart dhe shpresën se gjithçka do të kalojë. Vetizolimi në shtëpi ka bërë që të gjetur mënyra të ndryshme për t’i shprehur falenderime mjekëve dhe për të treguar solidaritet nga ballkonet e tyre.

Disa duke demonstruar simbolet e Italisë, disa duke kënduar dhe disa të tjerë duke duartrokitur. Të shumta janë videot të cilat me shpejtësi janë bërë virale nëpër rrjetet sociale ku banorët këndojnë dhe dëgjojnë muzikë. Kënga shoqëruese për italianët në këto ditë të errëta përveç himnit është dhe kënga e famshme ‘A cittá ‘e pulecenella” e kënduar nga këngëtari i njohur Gigi D’Alessio. Me rritmin e këngës, ata tregojnë se i kanë sytë nga jeta dhe se nuk e kanë humbur shpresën.