Në karantina të ndryshme, Afrona i dedikon këto fjalë Bleros me momentet e tyre më të bukura

Ndonëse shumica e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, janë vetizoluar pranë më të dashurve të tyre, duket se Afrona dhe Blero janë larg njëri-tjetrit këtë periudhë.

Ka qenë Afrona ajo e cila ka publikuar disa foto krah këngëtarit, duke i treguar se e ka marrë shumë malli.

“Më mungon zemër”, shkruan Dika krah fotos ku nuk ka munguar dhe komenti i Bleros, i cili i ka pohuar se i mungon dhe e do shumë.

Dyshja kanë udhëtuar shpeshherë në destinacione të ndryshme, megjithatë ata kanë treguar dhe se puna e Afronës ka bërë që herë pas here të jenë larg njëri-tjetrit.

Siç duket çifti do të duhet të presë deri në hapjen e kufijve për t’u bërë sërish bashkë./revistawho.com