Muzika në zi/ Shuhet legjenda e muzikës spanjolle

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto ka vdekur të dielën në mbrëmje në Madrid. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i tij Eduardo Guervos.

Legjenda e muzikës vdiq në moshën 72 vjeçare nga një arrest kardiak. Guervos tha për televizioin shtetëror spanjoll së të shtunën Camilo Sesto u shtrua në spital pasi ndihej keq.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”- shkruan në Twitter menaxheri Guervos.

“E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”- tha Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një shkrim në Twitter.

Top Channel