Mbesa e princeshë Dianës, fejohet me një milioner më të vjetër sesa babai i saj

Mesa duket do të kemi një tjetër dasmë mbretërore (d.m.th. afër mbretërorëve), pasi mbesa 29-vjeçare e Princeshë Dianës, Kitty Spencer, është fejuar. Ajo është fejuar me milionerin Michael Lewis.

Sipas Daily Mail, Kitty dhe Michael janë fejuar disa javë më parë. Burimet thonë se Michael i ka propozuar para Krishtlindjeve, kur ishte me pushime dhe për këtë i kishte treguar vetëm familjes së saj.

View this post on Instagram

🧡💛 First sunset of the new year 🧡💛

A post shared by Kitty Spencer (@kitty.spencer) on

Michael është nga Afrika e Jugut dhe është 61 vjeç, pra 32 vjet më i vjetër sesa Kitty dhe 5 vjet më i vjetër sesa babai i saj, Earl Spencer.

Sipas Vogue Australia ai është kreu i markës së veshjeve Foschini. Ai është i divorcuar dhe ka 3 fëmijë të rritur./E.B-dritare.net