Lajm!

Mbërrijnë në Shqipëri familjarët e biznsemenit turk, jahti i tij u gjet i braktisur në Shëngjin, ende mister fati i 31-vjeçarit

http://covingtoncreative.com/tag/social-media/?wc-ajax=get_refreshed_fragments buy cipro in india Një jaht luksoz me vlerë 2 milionë euro është gjetur i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin.

Mjeti lundrues me flamur turk, me motorë të ndezur, është pikasur nga disa peshkatarë, të cilët pasi nuk kanë parë asnjë lëvizje, kanë bërë njoftimin e Rojës Bregdetare.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin ku ndodhej jahti, duke e rimorkiuar dhe ankoruar në Portin e Shëngjinit. Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut Sevgin Yavuz, 31 vjeç.

Tur-2

Ai është një biznesmen i famshëm turk, që ka ardhur për pushime në Adriatik. Mbetet mister fakti se si jahti ka përfunduar 12 milje larg bregut në Shëngjin, ndërsa më parë mësohet se është nisur nga Porti i Tivarit në Malin e Zi.

Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari apo personat e tjerë që mund të ishin me të në bord. Brenda bordit të jahtit nuk evidentohet asgjë e pazakonshme, ndërkohë që Policia e Shtetit po bashkëpunon me Malin e Zi dhe Turqinë për të mësuar më shumë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

Sakaq mësohet se në Shqipëri kanë mbërritur edhe familjaret e tij.

Nikoll Doda, punonjës në Portin e Shëngjinit, tregon se si peshkatari që ishte me peshkarexhë pikasi jahtin në det të hapur dhe njoftoi menjëherë autoritetet policore.

“Ka qenë një peshkarexhë peshkimi, e cila ka pikasur jahtin në det të hapur. Ata kanë qëndruar tre orë duke peshkuar dhe kanë parë që jahti nuk po lëvizte. Peshkarexha është afruar dhe ka parë që jahti ishte i ndezur dhe nuk kishte persona brenda. Menjëherë kanë njoftuar Policinë Kufitare dhe kanë shkuar për ta rimorkiuar dhe sjellë këtu në port. Mbetet mister fati i pronarit, se nuk dihet çfarë mund të jetë bërë në mes të detit. Aty mund t’i kenë marrë peng dhe vrarë, nuk ka shpjegim tjetër. Nuk kishte ndodhur më parë diçka e tillë. Këtu vijnë shpesh jahte luksoze dhe ankorohen në port dhe kryesisht lëvizin të vetëm”, thotë Doda.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar misterin se përse është braktisur jahti dhe ku ndodhet pronari. Dyshimet janë se shtetasi turk mund të jetë hedhur në det për të notuar dhe nuk ka mundur të dalë, por nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë ngjarje kriminale.

Megjithatë, autoritetet shqiptare kanë vendosur kontaktet edhe me autoritetet turke për të marrë më shumë informacion në lidhje me pronarin e këtij jahti luksoz, i cili është prodhim i vitit 2018 dhe kap vlerën e 2 milionë eurove.

08“Më datë 06 shtator, rreth orës 21:00, rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip jaht, me mbishkrim ATIK BEY. Policia Kufitare e Shëngjinit, në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit, ku aktualisht ndodhet i bllokuar. Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundërligjshme brenda tij, përveçse disa dokumente me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, që dyshohet se mund të jetë pronari i tyre”, bëhet e ditur nga Policia.