Marsela Çibukaj tërhiqet nga gara e “Dance with me”, shkak bëhet…

Këngëtarja Marsela Çibukaj është tërhequr nga gara e “Dance witn me 6” ku do të hynte në sfidën VIP me partner, Valer Kolnikaj. Burime për “Story.al” kanë treguar se Marsela ka vendosur të tërhiqet pasi ka ndjerë shqetësime shëndetësore në prova, si pasojë e humbjes së disa kilogramëve në peshë së fundi. Kujtojmë që Marsela u zgjodh nga stafi pas largimit të Çiljeta Xhilagës.

Marsela-2

Le të shohim se kush do të jetë në krah të ish-lojtarit të “Big Brother” gjatë spektaklit që pritet të nisë transmetimin në 16 shtator në “Tv Klan”. Ndërkohë Marsela do përgatitet për ceremoninë e dasmës me artistin, Vitmar Basha. Ndryshime këtë vit do të ketë edhe në jurinë e spektaklit, pasi jurisë së “Dance With Me” këtë sezon do t’i mungojë Robert Aliaj. /Story.al