Markel Capo bën art tërmetin, shikoni si e ka transformuar murin e plasaritur tek Pallatet Agimi

Fytyra e pikëlluar e një vajze me diellin e shpresës në portret do të shihet tani e pikturuar në shkallën e një hyrjeje tek Pallatet Agimi në Tiranë. Artisti i arteve pamore, Markel Capo ka menduar t’i shndërrojë në art, pasojat e tërmetit.

461122BC-BEC1-4ABB-BFFE-C1726576350C

Mbi murin e plasaritur në shkallën e pallatit ai ka pikturuar fytyrën e bukur të një profili femëror dhe sipër saj ka vendosur mbishkrimin me firmën e tij, ku shkruan 2019. Një artist që një kujtimi të hidhur, i jep një kuptim se jeta vazhdon mbi rrënoja.