“Lashë gjithçka për të, i pagova edhe faturat”- Pamela Anderson vuan ndarjen pas 12 ditësh martesë: Është më mirë të tradhtohesh sesa…

Martesa e fundit e Pamela Anderson zgjati vetëm 12 ditë. Dhe ylli i Baywatch në Instagram ndau me fansat një postim motivues në lidhje me trajtimin e tradhtisë dhe dhimbjes pas ndarjes.

Reagimi aktores vjen pasi ajo njoftoi përfundimin e martesës së shkurtër me producentin e famshëm të filmave në fillim të këtij muaji.

“Ne të gjithë po marrim pjesën tonë në këtë botë të çmendur. Për sa kohë që luftojmë, jemi gjallë. Për sa kohë që njohim marrëzinë jemi të arsyeshëm,”- shkroi aktorja.

Pam-2

Ndërsa më pas shtoi: “Është më mirë të tradhtohesh sesa të mos besosh, më mirë të zhgënjehesh sesa të mos e duash. Mos u drejto kurrë nga dhimbja, thjesht pranoje dhe do të kalojë. Në këtë mënyrë do arrish në një nivel tjetër.”

Pas ndarjes Jon pretendoi se pagoi 200.000 dollarë për të paguar borxhet e Pam si edhe i bleu rroba të reja pas martesës.

Ndërsa pranoi se iu duk vetja budalla që harxhoi lekë për të për tu braktisur vetëm disa ditë më vonë.

Producenti gjithashtu u shpreh se është kujdesur për aktoren për shumë vite dhe pavarësisht thashethemeve të fundit, tregoi se ishte Pamela që i propozoi me anë të një mesazhi.

Pam-3

“Kur më shkroi mesazh dhe kur më kërkoi të martoheshim ishte në ëndërr e bërë realitet për mua edhe pse po fejohesha me dikë tjetër,”– i shkroi ai në një email Page Six. “Lashë gjithçka për Pam. Ajo kishte të pakën 200 mijë dollarë fatura për të paguar. Unë i pagova në emër të saj dhe ky është falënderimi që unë marr. U tregova budalla.”

Producenti shprehet se tani ndihet i turpëruar nga bomba bionde që e la vetëm disa ditë pas martesës në Malibu.