Kida në menaxhimin e Faton Shoshit pas larimit nga “On records”

Disa muaj më parë u bë e ditur se këngëtarja shumë e njohur për publikun, Kida, ishte larguar nga menaxhimi i kompanisë “On Records”.U tha se këngëtarja do të vazhdonte karrierën e saj si e pavarur, por duket se planet kanë ndryshuar.Agjenti i “Thumb On” ka zbuluar se Kida e ka gjetur tashmë një menaxher të ri.Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, i cili është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar.

Vetëm disa javë më parë, këngëtari Ledri Vula shkëputi marrëdhëniet e punës me Fatonin, i cili e kishte menaxhuar deri më tani, ndërsa pritet që reperi të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me Kidën, të cilën e mori në menaxhim Fatoni.