Kemi dasmë! Stilisti i njohur shqiptar kurorëzohet me martesë

Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, stilisti i njohur Niko Komani ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të martohet.

Gjatë intervistës me Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin, Niko u shpreh se ishte në një lidhje të gjatë me një vajzë.

Ai rrëfeu se ndihej tepër i lumtur në këtë marrëdhënie dhe tregoi se dasma e tyre po afron.

“Ndihem tepër i lumtur dhe afron dasma.”- thotë stilisti para kamerave.

Gjithashtu, ai vetë e ka ndarë videon e deklaratës në Instastory dhe krahas postimit shkruan:

“Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli, jeni të ftuar në dasmën time.”

Mesa duket dasma nuk është shumë larg, përderisa Niko po përgatit edhe listën me të ftuarit.

Megjithëse rrëfeu se shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë, stilisti ende nuk e ka bërë të ditur se cila është vajza që i ka rrëmbyer atij zemrën.

Mbetet të presim për të mësuar më shumë detaje nga lidhja dhe dasma e Nikos!