Jonida Maliqi feston ditëlindjen, djali i saj i bën urimin më të bukur

Jonida Maliqi gjithmonë është dalluar për stilin dhe zërin e saj unik. Për këngëtaren sot është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen e saj. Të shumta kanë qenë urimet nga kolegët dhe njerëzit e afërt, mirëpo ai që na tërhoqi vëmendje ishte urimi i djalit të saj, Dan. Në një video në llogarinë e mami Jonidës ai shfaqet me një trëndafil në dorë duke i kënduar “Gëzuar ditëlindjen mami”. Jonida ka reaguar menjëherë duke mos e fshehur emocionin që i dha ky moment. Dhe padiskutim ky urim mbetet më i bukuri për të.