Ja pse njerëzit modestë janë superiorë (edhe pse nuk e dinë)

Gabimi që bëjmë shpesh është se mendojmë që njerëzit modestë ndjehen disi më pak të vlerësuar se të tjerët. E vërteta është se ata janë ndoshta edhe më të mirë, por nuk e dinë atë.

Në shoqërinë bashkëkohore, ku qëllimi kryesor është dukja, pothuajse duket se përulësia u përket pak njerëzve. Kjo dhunti e çmuar duhet të ruhet, ndryshe nga egocentrizmi dhe narcizmi.

Këto doza të mëdha egocentrizmi, të cilat karakterizojnë njerëzit, i bëjnë personat e përulur dhe modestë të duken ndryshe nga masa.

Edhe pse njerëzit e përulur duket se janë në pakicë, ata në të vërtetë janë shumë të veçantë sepse mbajnë një nga vlerat më të rëndësishme për mirëqenien personale dhe kolektive.

Shumë kanë një ide të shtrembëruar për përulësinë. Në imagjinatën e përbashkët, në të vërtetë, këta njerëz shihen si jo ambiciozë apo të vendosur. E vërteta është se individët e përulur thjesht nuk besojnë se janë superiorë ndaj kujtdo, edhe pse mund të jenë të tillë.

Të jesh i përulur nuk do të thotë të lejosh të tjerët të qëndrojnë përpara teje, dhe as të lejojmë të shkelemi nga njerëz egocentrikë. Thjesht do të thotë të kuptojmë vlerën tonë dhe të mos e ulim atë.

Një person modest e njeh mirë vlerën e tij dhe di si të lidhet me të tjerët pa pasur nevojë për konfirmim, i cili tashmë vjen nga zemra e tij.

Njerëzit e përulur kanë shumë vetëbesim, ata e dinë se sa vlejnë dhe nuk kanë nevojë të theksojnë atë që bëjnë sepse e dinë mirë vlerën e tyre. Dhe rreth tyre ua dinë vlerën.

Njerëzit që kanë dhuntinë e përulësisë nuk kërkojnë konfirmim nga të tjerët. E tyrja është një rrugë e rritjes së vazhdueshme e cila, sidoqoftë, ndodh para së gjithash në një nivel të pavetëdijshëm.

Ata që janë të përulur dhe modestë kanë vetëdijen vetëm për atë që vlen, pa pasur nevojë të konkurrojnë ose shtypin të tjerët. Njerëz të pjekur dhe të thellë, të cilët arrijnë të gjejnë një ekuilibër me veten dhe me të tjerët. / meb.al