Inva Mula zbulon talentin e vajzës 5 vjeçare, dueti i parë nënë e bijë
Sopranoja më famë botërore Inva Mula duket se e ka zbuluar tashmë talentin e së bijës 5 vjeçare, Ninës. Në 70-vjetorin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë Inva ka kënduar në skenë për herë me Ninën, vajzën nga bashkëjetesa me biznesmenin nga Kosova, Hetem Ramadanin, dhe që mban emrin e nënën së saj të ndjerë, Nina Mula. Monika Lubonja ndau fotot nga aktiviteti, që ndiqej nga salla nga babai i sopranos, Avni Mula, ndërsa shkroi statusin: “Erdhi si dikur pioniere nostalgjike, dhe e guximshme me një gjetje tepër sharmante dhe të veçant ku solli këngët e saj fëminore. Sot një nga sopranot më të mira ku në skenat botërore ka bërë performanca nga më të shkëlqyerat. Këtë 70 vjetor Inva na dhuroi një emocion si ish pioniere me këngët e fëmijërisë tonë. Ku emocioni u bë akoma më i madh kur interpretoj me vajzën e saj Nina, dhe Anën.Rrënqethës ishte dhe përqafimi at dhe bijë kur ajo interpretoj këngët e tij”, shkruante Lubonja.