I dërgoi foton e saj seksi me bikini, mamaja ka dy fjalë për Rina Balajn: Keni nevojë…

Reperja, Rina Balaj, ka zbuluar nëpërmjet postimeve në “Instagram” se ndodhet me pushime në Turqi. Ajo ka vendosur që të vizitojë vendin e famshëm “The Land of Legends”.
Rina-3

Nga këto pushime, Rina ka ndarë me ndjekësit e saj poza të ndryshme. Madje një foto ku ajo shfaqet seksi me bikini, ia ka dërguar edhe mamasë së saj me mesazh.

Pasi ka parë foton e të bijës, ajo i është përgjigjur me një gif, në të cilin shkruhet: “Ju të gjithë keni nevojë për Jezusin!”, duke e qortuar kështu të bijën.

Rina-2

“Faleminderit mami”, shkruan Rina krahas bisedës së publikuar në “Instastory”, e cila me siguri i ka bërë të gjithë të qeshin.