Horoskopi i datës 22 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Nuk do i mbani asnjë inat partnerin/es dhe do tregoheni më tolerantë me të. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do jenë të vendosur për të gjetur personin e duhur. Çështjet financiare nuk do jenë në gjendjen më të mirë, ndaj kujdes.

Demi
Gjatë kësaj dite do iu duket sikur do ringjalleni në jetën tuaj në çift Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe takimet do mungojnë. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe nëse keni ndonjë vështirësi të vogël.

Binjakët
Ditë e mbushur me argëtim dhe entuziazëm kjo e sotmja për të dashuruarit. Do organizoni edhe një darkë romantike në mbrëmje dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqarët do takojnë një person shumë interesant, me të cilin do krijojnë një lidhje të këndshme.

Gaforrja
Ditë me fat dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë dhe do krijojnë një lidhje të qëndrueshme.

Luani
Nuk do bini dakord me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe mosmarrëveshjet me të do jenë të shumta. Kujdes mos e teproni me fjalët sepse nuk do arrini ta qetësoni kollaj situatën. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet kështu që çdo gjë do varet nga sjellja juaj.

Virgjëresha
Ditë e bukur dhe e mbushur me aventura. Jeta juaj sentimentale dhe ajo sociale do të kulmojë këtë të hënë. Do ta nisni me pozitivitet javën dhe kjo do të çelë akoma më shumë optimizëm në ditët në vijim. Financat do të jenë shumë pozitive.

Peshorja
Mos iu ngjitni shumë partnerit/es tuaj sot, por lëreni të marrë frymë lirisht. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu dojë t’iu ketë pranë për gjithë jetën. Mos harroni se gjithsecili ka nevojë për momente qetësie dhe reflektimi.

Akrepi
Nëse doni që lidhja juaj të jetë afatgjatë dhe duhet të toleroni dhe të falni pak më tepër. Partneri/ja do ua shprehë edhe më shumë ndjenjat dhe do iu përgatisë disa surpriza. Beqarët do arrijnë të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni probleme.

Shigjetari
Do ngrini shumë pikëpyetje gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Do bëni mirë të dëgjonit zemrën, por edhe arsyen. Beqarët do e gjejnë dashurinë që kanë ëndërruar gjithë këtë kohë dhe do ndiheni më mirë. Financat duhen organizuar më mirë.

Bricjapi
Të gjithë planetët do bëhen bashkë sot dhe do e mbrojnë jetën tuaj në çift. Do dashuroni ashtu si ju e ndjeni pa ndjekur asnjë shembull. Beqarët do jenë më sharmantë dhe të gatshëm për të filluar lidhje të reja. Mundësitë nuk do mungojnë, vetëm duhet t’i bëni sytë katër.

Ujori
Do jetë e vështirë të bini në një mendje me partnerin/en tuaj sot dhe kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje dhe debate të forta. Kujdes me ato qe do thoni. Beqarët me shumë gjasë do i rikthehen një lidhjeje të dikurshme.

Peshqit
Falë ndikimit mjaft pozitiv të yjeve, sot do keni më shumë besim se lidhja që keni krijuar është e duhura. Do ia shprehni edhe më shumë ndjenjat personit që keni në krah dhe do ndiheni mjaft mirë. Beqarët do jenë edhe më të hapur dhe shumë socialë.