Hidhet shorti për ‘Eurovision 2020’, ja se në cilën natë do të garojë Shqipëria

Këtë vit pritet që këngëtarja e njohur, Arilena Arra të konkurrojë në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën ‘Shaj’. Së fundmi, në vendin ku do të mbahet këtë vit festivali, në Roterdam është hedhur shorti, i cili ka përcaktuar radhën e performancave.

Euro-2

Euro-3

Ara do të ngjitet në skenë në natën e dytë gjysmëfinale dhe renditet në vendin e 18-të. Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në Roterdam. Më poshtë ju bashkëngjisim dhe renditjen e plote të vendeve konkurruese në të dyja netët gjysmëfinale:/revistawho.com