Gjenden dy turistet që humbën në alpet shqiptare

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë.

Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare.